Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia thotë se ka këmbyer të burgosur të luftës me Ukrainën

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka përfunduar këmbimi i të burgosurve të luftës me Ukrainën, proces që u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në total, 190 të burgosur lufte janë këmbyer, përkatësisht 95 nga secila palë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Telegram më 17 korrik.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Ushtarët e liruar rusë do të dërgohen në Moskë përmes një avioni transportues ushtarak të Ushtrisë ruse, ku do të marrin trajtim mjekësor dhe do t’i nënshtrohen rehabilitimit në institucionet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes”, u tha në njoftim.

Ukraina, e cila përballet me pushimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht këmbimin e të burgosurve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në qershor se 1.348 ushtarë rusë mbahen nën robërimin ukrainas, teksa shtoi se Rusia ka kapur 6.465 të burgosur të luftës nga Ukraina.

Që kur ka nisur konflikti, Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer në mënyrë sporadike të burgosur të luftës./rel