Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka reaguar pasi është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Rutte ka shkruar se Aleanca Veri-Atlantike do të mbetet gur themeli i sigurisë kolektive dhe ka potencuar se ka parasysh sfidat që ka përpara pas marrjes së detyrës së re.
Politikani holandez ka thënë se është mirënjohës për besimin që i është dhënë nga shtetet aleate dhe se mezi pret që ta marrë detyrën në tetor si pasardhës i Stoltenberg
“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur admirim të madh”, ka shkruar Rutte.
It is a tremendous honour to be appointed Secretary-General of NATO. The Alliance is and will remain the cornerstone of our collective security. Leading this organisation is a responsibility I do not take lightly. I’m grateful to all the Allies for placing their trust in me. I…
— Mark Rutte (@MinPres) June 26, 2024