Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Politiko”, ka folur edhe për Radojiçiqin duke thënë se ai ka qenë i ndjekur prej drejtësisë dhe ka ikur nga Kosova kurse me ardhjen e VV-së në pushtet ai ishte kthyer në Kosovë.
“Radojiçiq ishte i ndjekur prej drejtësisë tonë, në kohën sa kam qenë kryeministër ai e ka lëshuar Kosovën, nuk ka guxuar të kthehet, kurse në kohën e Kurtit, duke i parë taktikat e tyre dhe qendrimet ndaj aleatëve ai ishte kthyer në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tutje ka folur edhe për takimin me Radojiçiqin duke thënë se ka bashkëpunuar me Listen Serbe në bazë të përgjegjësive të qeverisjes dhe se në atë kohë ai nuk ka qenë i ndjekur prej drejtësisë vendore dhe nderkombëtare.
Ai tutje tha që këta e kanë kthyer Radojiçiqin në punë. “Mimoza e ka negociu në emër të Albinit vendimet institucionale siç dolën përgjimet”, tha Haradinaj.
“Unë kam punuar me Listën Serbe, kanë duruar për taksë dhe për Trepçë por janë prishur kur e ka bërë ushtrinë”, ka thënë Haradinaj.
“Prej që e ka ndjekur drejtësia jonë unë nuk kam komunikuar më me të”, ka thënë Haradinaj.