
Të mërkurën Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit publikoi raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë nga politikanët.
Duke nisur nga partia më e madhe opozitare, PDK, kryetari i saj, Memli Krasniqi, ka një pagë vjetore prej 19 mijë e 295 euro.
Ashtu siç ka deklaruar deputeti i PDK-së, ka një banesë në vlerë prej 120 mijë euro, ndërsa një shtëpi 180 mijë euro.
Krasniqi po ashtu deklaruar si pasuri të luajtshme një biblotekë, si dhe vepra arti. Si dhe një veturë në vlerë 21 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes.
Derisa Krasniqi posedon edhe kriptovaluta, ku vlera më e madhe e saj është 65 mijë euro.
Para të gatshme në llogari rrjedhëse ka 3 mijë e 394 euro. Ndërsa siç ka deklaruar, bashkëshortja e tij ka 32 mijë e 657 euro.
Krasniqi detyrime financiare ka gjithsej 95 mijë euro.
E pasurinë e ka deklaraur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pagë vjetore merr 19 mijë euro.
Ai ka deklaruar pasuri të paluajtshme dy shtëpi, një tokë dhe një banesë.
Derisa posedon një veturë Mercedez Benz në vlerë prej 25 mijë euro.
Para të gatshme, deputeti i LDK-së ka deklaruar 6 mijë 719 euro, kurse detyrime financiare ka 126 mijë bashkë me bashkëshorten e tij për blerjen e banesës Marigona Hill.
Ndërsa edhe 2 mijë euro ka të tjera detyrime financiare, kurse bashkëshortja e tij 32 mijë e 502 euro.
Abdixhiku merr të ardhura vjetore edhe nga një kolegj privat në shumën prej 24 mijë euro.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka një pagë vjetore neto prej 20 mijë e 489 euro.
Pasuri të paluajshtme kap shifrën mbi 1 milion e 307 euro, të përfshira katër shtëpi nga 270 mijë deri në 340 miijë ajo me vlerën më të madhe, si dhe një tokë, truall e vilë.
Para të gatshme në llogari rrjedhëse ka 16 mijë e 180 euro, ndërsa Haradinaj ka raportuar se bashkëshortja e tij ka 58 mijë e 882 euro.
Hardinaj gjithashtu ka një veturë në vlerë prej 19 mijë euro.
Derisa detyrime financare ka për 150 mijë euro për blerjen e shtëpisë, si dhe 30 mijë euro për financimin e stuimeve për fëmijën.
Haradinaj gjithashtu ka raportuar 2 mijë e 700 euro pagesat për invalidët e luftës.
Ndërsa të ardhurat e bashkëshortes ka raportuar mbi 50 mijë euro.