Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sa ndikoi liberalizmi i vizave në migrim?

 
   

Sipas të dhënave të raportit të organizatës UNDP, e realizuar në disa pika kyçe duke pasur parasysh gjininë, përkatësinë etnike, vendbanimin si dhe kushtet e punës, shumica e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me kushtet të cilat janë në vendin ku aktualisht jetojnë.

Por një përqindje duke përfshirë 36.5 për qind nga ta, që janë nga mosha e re nga 16 deri në 24 vjet, janë të interesuar që në pesë vitet e ardhshme të largohen nga vendi për të marr mundësi te reja në aspektin e punësimit.

E mbi 90 për qind të qytetarëve të Kosovës kanë dalë në mërgim pas liberalizimit të vizave për arsye të vizitave, ndërkaq një pjesë tjetër kanë shkuar për gjetje të një pune me kushte më të mira.

Lidhur me këtë raport të organizatës së UNDP-së, Altiana Zogaj ka dhënë më shumë detaje.

“Analiza e cila u lansua ditën e sotme ka të bëjë me katër fusha kryesore, siç është ajo e shëndetësisë, e arsimit, e energjetikës dhe e teknologjisë së informacionit. Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, aty thuhet se pikat ku më së shumti ka nevojë të bëhen përmirësime dhe kushtet nuk janë as të mira është ajo e shëndetësisë, dhe gjithashtu edhe pjesa e energjetikës. Ndërkaq ajo e teknologjisë është ndër më të kërkuarat për të dalë jashtë vendit. Një nga vendet ku qytetarët nga Kosova shkojnë më së shpeshti për të kërkuar këto kushte të punës është Gjermania, e që kjo nuk i befasoi aq shumë hartuesit e këtij raporti”, tha Zogaj.