Gjatë muajit qershor kosovarët kanë shpenzuar 141.3 milionë euro për të udhëtuar.
Kjo shifër paraqet një rënie prej 7% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga këto harxhime 90% janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro.
Ndërkaq, shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Bëhet e ditur se rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.