Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sa preket vendi ynë nga lufta në Izrael?

Eksperti ngriti alarmin për luftimin e informalitetit në vend, pasi sipas tij, “cënon edhe sigurinë kombëtare.
Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj foli për risqet që i afrohen Shqipërisë, nga vala e konflikteve në rajon, e më konkretisht nga lufta në Izrael.Gjokutaj, tha se Shqipëria preket në një farë mënyre edhe nga lufta në Izrael, pasi projektet e të ardhmes që ishin parashikuar mes dy vendeve për momentin do të jenë në një periudhë stopimi.
Eksperti ngriti alarmin për luftimin e informalitetit në vend, pasi sipas tij, “cënon edhe sigurinë kombëtare.“Çdo veprim, kërcënim i jashtëm gjen bashkëpunëtorë të brendshëm dhe ata pa një terren ekonomik, natyrshëm nuk mund të veprojnë. Në këtë mes qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme”, tha Gjokutaj.

“Do ishte me vlerë që të mos përhapej kjo valë e konflikteve. Por të gjitha pretendimet dhe ato që janë fashitur gjatë dekadave të fundit kanë gjasa të shpërthejnë dhe mos harrojmë shtetin e Iranit, i cili është një përkrahës direkt i shteteve që luftojnë Izraelin dhe është një prodhues i madh nafte por edhe i teknologjive të mëdha luftarake.Shqipëria preket, se e lë veten që të ekspozoje endja risqeve. Nuk arrin të përmbushë ato lloj objektivash që të jene të afta për të përballuar situata të tilla dhe ktu ka të bëjë me sigurinë kibernetike e cila u duk si një nismë e mirë, por në fakt krijoi një të çarë të madhe në publik pasi rrjedhja e të dhënave nuk ishte diçka e vogël.

Sa i përket pjesë ekonomike, Shqipëria nuk është se u prek nga lufta Rusi-Ukrainë, por u prek pasi vetë ata që ishin partnere, Gjermani, Italia, Greqia, patën ndikime në furnizimet e tyre dhe reflektuan në çmimet e produkteve që merrnim nga importi.
Ekonomia jonë e cila prodhon naftë, nuk arriti ta ndjente lehtësimin, ndërsa vendet e tjera e patën këtë lehtësim dhe këtu është prapë përgjegjësia e politikës, e cila është treguar papërgjegjshme.
Me Izraelin kemi një përforcim të marrëdhënieve ekonomike, sidomos në teknologji, pasi Shqipëria plotëson ato boshllëqe që ka. Ne nuk jemi partnerë kryesore, por për ne është i rëndësishëm. Rrezikohen ato projekte të të ardhmes që lidhen me investitorë të ndryshëm izraelitë të cilët kanë shfaqur dashamirësi, dhe të gjitha këto vihen në një periudhë stopimi.

Duhet të shtrëngojmë ato detyra të pabëra, të forcohet integriteti i ekonomisë përmes luftimit të informalitetit, çka në vetvete cënon sigurinë kombëtare, pasi çdo veprim, kërcënim i jashtëm gjen bashkëpunëtorë të brendshëm dhe ata pa një terren ekonomik, natyrshëm nuk mund të veprojnë. Në këtë mes qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme.”, tha eksperti.