Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sadiku: Është e pritshme që LDK të ngritet në zgjedhjet e ardhshme

 
   

Në një hulumtim të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), është vërejtur një rënie e ndjeshme e mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel.

Sipas këtyre matjeve, Vetëvendosje ka shënuar rezultat prej 40.9 për qind, që do të ishte një rënie drastike në krahasim me performancën e saj në zgjedhjet e fundit.

Me 21.5 për qind , Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.4 për qind.

Ajo që ra në sy nga ky sondazh ishte rritja e LDK-së.

Sipas analistit Ermal Sadiku, ka qenë e pritshme që LDK të ngritet në zgjedhjet e ardhshme. Ndër arsyet e kësaj përformance, sipas tij është largimi i disa njerëzve të pa dëshirueshëm për votuesin. “Është e pritshme rezultati i ngritjes së LDK-së, pajtona me profesorin Paqarizi që ka të bëjë me rikthimin e votuesit të LDK-së në ideologjinë e tij të vjetër të votimit që tash voton për partinë LDK. Gjithashtu ristrukturimi i LDK-së ka ndikuar, largimi i disa personave që për votuesin kanë qenë të padëshirueshëm dhe kjo e ka bërë ngritjen”, tha Sadiku.