Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sadiku: Për heqjen e masave të BE-së, Kosova duhet të formojë Asociacionin

 
   

Njohësi i çëshjve për integrime evropiane Arbnor Sadiku, thotë se janë afër 500 milionë euro dëmet e shkaktuara nga vendosja e masave të BE-së ndaj Kosovës.

‘’Afërsisht 500 milionë janë dëmet që janë shkaktuara nga vendosja e masave ndaj Kosovës’’, deklaron ai.

Sadiku, ka treguar edhe sektorët e prekur nga vendosja e masave të BE-së.

‘’Sektorët që kanë të bëjnë me sektorin ekonomik dhe projektet që kanë qenë për infrastrukturë, dhe projekte që kanë qenë të bëhen si salla të sportit dhe projekte tjera si fonde të Gizit, që janë të varura nga fondet e BE-së’’, thekson ai.

Ai thotë se për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, duhet formuar Asociacioni.

‘’Për heqjen e masave Kosova duhet formuar Asociacionin. Faktikisht Kosova e formon ASK-në ndërsa kthehen serbët në institucionet veriore. Ajo që dihet se një Asociacion do të themelohet por a është ky më i miri që do të bëhet do të shohim, për këtë është pajtuat edhe Kurti në Marrëveshjen e Ohrit’’, deklaron ai.