Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sali: Një zyrtar policie i afërt me krerët e BDI-së, ndaloi presidenten Osmani

 
   

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje në aeroportin e Shkupit.

“Incidenti fatkeq dhe tejet shqetësues që ndodhi dje në aeroportin e Shkupit është vazhdimësi e proektit të radikalizimit të BDI-së që po e paralajmërojnë tash e disa muaj. Një zyrtar policie i njohur për afërsinë e tij me krerët e BDI-së , duke shfaqur mungesë të hapur të respektimit të protokolleve të VIP-ave dhe dinjitetit të një delegacioni shtetëror, ndaloi presidenten Osmani”, ka shkruar Sali.Sipas tij, ky akt jo vetëm që cenon normat diplomatike, por rrezikon edhe acarimin e marrëdhënieve mes shtetit tonë dhe Kosovës.

“Është dëshpëruese të theksohet se BDI-ja edhe një herë tregoi apatinë e saj ndaj institucioneve të Kosovës, duke synuar që në çdo rast të përkeqësojë marrëdhëniet tona.

Ky incident është një kujtesë e hidhur e 20 viteve që ata qeverisën dhe nivelin destruktiv që ata janë të gatshëm të shkojnë tani që janë në opozitë.

Në këtë pikë kritike, dua të theksoj se çdo anëtar i Vlenit është i përkushtuar të respektojë parimet e respektit, dinjitetit dhe marrëdhënieve të forta diplomatike.

Ne jemi ndryshe nga BDI dhe nuk do të lejojmë që shteti ynë të perceptohet si jetim në skenën ndërkombëtare. Përkushtimi ynë për të nxitur marrëdhënie pozitive dhe respektuese me të gjithë fqinjët tanë mbetet i palëkundur”, thekson Sali në reagimin e tij.