Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka folur për Ferizajn, rezistencën dhe veprimtaritë që u zhvilluan në këtë qytet gjatë dekadës 1989-1999.
Por jo vetëm. Në këtë bashkëbisedim gjithashtu u fol edhe për veprimtarinë e Salihajt ndër vite.
Në vitin 1981, kur po zhvilloheshin demonstratat e studentëve ku me ta u solidarizua edhe i gjithë spektri popullor, ishte edhe Salihaj që iu kishte bashkuar protestuesve të shumtë në numër.
Siç shprehet Salihaj, ai ishte në ballë të demonstratës së 1 prillit të vitit 1081, ku po merrte pjesë si gazetar.
Pas një jave të zhvillimit të demonstratave, në zyrën e tij ku punonte në televizion, ai arrestohet dhe dënohet me 11 vjet burg, prej të cilave i ka mbajtur shtatë vjet.
Për këto shtatë vite ai u transferua në shtatë burgje të ndryshme.
Gjatë këtyre viteve sa ishte i burgosur politik, ai takoi edhe disa figura kyçe të politikës brenda qelive.