Veprimtari i njohur shqiptar nga Medvegja, Muharrem Salihu ka kujtuar 25 vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, por duke shprehur mirënjohje për kryeministrin italian të asaj kohe, Massimo D’Alema.
“Në 25 vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi, me mirënjohje dhe respekt kujtojmë përkushtimin e Italisë si anëtare e NATO-s dhe mike e Kosovës për mbështetje ushtarake, humanitare dhe diplomatike.
Në atë kohë kritike për Kosovën, kryeministër i Italisë ishte Massimo D’Alema, i cili u angazhua për ta nxjerrë Presidentin Ibrahim nga vala e luftës dhe për ta sjellë në Itali deri në fund të luftës. Pas hyrjes së forcave tokësore të NATO-s dhe dëbimit të forcave serbe nga Kosova, kthimi i Presidentit Rugova në Kosovë, njëri nga të parët burrështetas që u takua në Prishtinë me Presidentin Rugova ishte kryeministri Massimo D’Alema.
Italia vazhdon të mbështesë proceset demokratike në Kosovë”, ka shkruar Salihu përmes një porosie në rrjetet sociale.