Gazetari Pleurat Salihu në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të këtij viti.
Ai theksoi se ngjarja po neglizhohet duke thënë mes tjerash se drejtësia është e kapur.
Salihu tha se në mes është një kokë e lartë, por që nuk përmendi emra.
“Kemi të bëjmë me një sistem të drejtësisë të kapur. Ajo kapja nuk po lejon që e drejta dhe drejtësia për marrjen e jetës të një nëne që ka lënë dy fëmijë të dalë. Këtë ngjarje janë duke e neglizhuar këtë ngjarje. Është një kokë e lartë që do të shpëtojë nga këtu.”