
Moderatori dhe aktori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, ka treguar për punën e parë që ka bërë. Gjatë programit të “Punë Pa Teka” ai ka qenë klienti i parë për Kristin, e cila nisi punë në një nga baret në Bllok. Salsano Rrapi tregoi se ka punuar shofer gjatë viteve 1999-2003, teksa qëndronte në punë mbi 12 orë.
“Sa mirë e mban tabakanë o Krist. Unë kam punuar shofer katër vite. Ka qenë një punë e nderuar, madje ishte që mund të tregoja krenarinë sepse isha gjatë gjithë kohës në rrugë. Pavarësisht se lodhesha, 12-13 orë në ditë qëndroja në makinë. Ka qenë periudha ’99-2003, sapo mbaroi lufta në Kosovë”, tha Salsano.