Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar nga EULEX-i.
Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka reaguar pas kësaj, ai në një postim në “Facebook” dërgimin e Lushtakut në zyrët e EULEX e ka quajtur spektakël dhe poshtërsi.
“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai.