Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sami Lushtaku po i bën familjet e dëshmorëve me banesa në Skenderaj

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se do të vazhdojë projekti i ndërtimit të objekteve banesore për familjet e dëshmorëve.

Ai tha se kjo po bëhet për “t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”.

“Projekti i ndërtimit të objekteve banesore i filluar vite me parë nga qeverisja jonë kushtuar familjeve të dëshmorëve të komunës së Skenderajt, pas shumë viteve stagnim, do të vazhdojë së ndërtuari, për t’i dhënë strehim komod e kushte të dinjitetshme familjeve që dhanë heronjët e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.