Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Sara habit me reagimin pasi Ledri foli për ndarjen

Ledri bëri dje reagimin e parë pas një kohe të gjatë ku në media flitet për ndarjen e tij nga Sara. Reperi ka vendosur të flasë nëpërmjet këngës së tij të fundit që mban titullin “Paranormal”. Në një pjesë të këngës, Ledri flet për ndarjen duke u shprehur se disa presin dasmën e të tjerë presin ndarjen.

“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po ndana”, këndon Ledri duke folur kështu për herë të parë për ndarjen e shumë komentuar.

Ndërkohë Sara duket se i ka konfirmuar thashethemet e ndarjes pasi nuk ka postuar as edhe një postim për këngën e re të Ledrit, ndryshe nga herët e tjera kur e ka mbështetur në çdo projekt të ri.

Madje veprimi i saj i ka habitur fansat pasi Sara ka vazhduar të postojë foto nga dita e saj sikur asgjë s’ka ndodhur. Ajo mbrëmjen e ka kaluar me mikeshat e saj.