Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Sara K thumbon çiftin Ilnisa-Meriton: Të fusin në romancën e tyre!

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja Sara Karaj.

Ajo ka bërë një analizë të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” madje ka komentuar dhe një ndër çiftet e famshëm të shtëpisë, Ilnisën dhe Meritonin.

Ja çfarë ka thënë Sara: Për pjesën e Ilnisës dhe Meritonit, m’u duk sikur po u interesonte më shumë atyre sesa mua. Donin një person të ri… Tani për momentin, është i përfshirë Romeo, kemi parë çfarë kemi dashur në çift, normalisht duhen dhe njerëz të tjerë të përfshirë në çift… Nuk mund të hyj te ndjenjat, te dashuria e vërtetë që është shumë e vështirë për ta matur, por mendoj që Ilnisa dhe Meritoni e shohin më të fort veten kur janë bashkë. Por fusin edhe të tjerët në romancën e tyre.