Adriana Matoshi me profesion aktore, po ashtu edhe pjesë e politikës, si pjesë e partisë në pushtet, as në Kuvend të Kosovës nuk përton të ndërmarrë iniciativa që madje për shumë kënd mund të duken edhe qesharake.
Në mbledhjen e sotme të legjislativit të vendit, ajo ka marrë në duar një pankartë me një mbishkrim, ku cak kishte opozitën, shkruan lajmi.net.
“360 milionë euro s’ti falë askush, kap voto”, shkruhet në pankartë të cilën ajo duke lëvizur e stacionon nga grupet e ndryshme parlamentare opozitare.
Pozita aktuale nuk është e aftë të kaloj marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kërkojnë votim të dyfishtë në Kuvend, pasi që nuk ka një numër të tillë të sajë të deputetëve.
Kujtojmë që opozita është deklaruar hapur që nuk do të votoj asgjë që vjen nga kjo mazhorancë qeveritare, ndërsa partitë opozitare veçmas Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Lajmi.net