Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka kërkuar që Ligji për Skemat Pensionale të ndryshohet në mënyrë që mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës nga viti 1989 deri në vitin 1999.
Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, tha se ky ligj i diskriminon punonjësit e arsimit pasi nga 250 euro sa do të merrnin pension me njohjen e 15 viteve kontributdhënëse, me këtë Ligj pensionistët e arsimit i gëzojnë vetëm 166 euro.
“Ligji për skemat pensionale i ka mohuar dy të drejta të punëtorëve të arsimit. 1: Sipas nenit 8, pika 6 ndërsa tjetrën në bazë të ligjit mbi punëtorët e arsimit të viteve 1989/90, në bazë të këtyre ligjeve punëtorët e arsimit i kanë gëzuar të drejtat si kontributdhënës, me këtë ligj iu është mohuar e drejta e viteve kontributdhënëse, 89/99 nuk llogaritet në vite, janë diskriminuar, ndaj punëtorëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Serbisë, që nuk iu kanë përgjigj sistemit të Republikës së Kosovës nëse ata kanë punuar 15 vite, ata e gëzojnë pensionin 250 euro 166 euro, vetëm për 6 vitet që kanë punuar në skemat pensionale të Serbisë, ndërsa për vitet e sistemit të Kosovës nuk u njihet”, tha Ymeri.
Ai shtoi se edhe për 9 vitet e okupimit nuk ju paguhen kontributet pensionale.
Ymeri tha se për këtë kanë kërkuar ankesë nga Avokati i Popullit si dhe janë takuar me grupin Parlamentar të PDK-së dhe LDK-së derisa presin takim edhe me AAK-në dhe LVV-në.