Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SBASHK proteston më 4 dhjetor: S’e përjashtojmë grevën “nëse s’reflekton Qeveria”

 
   

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4 dhjetor.

Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilin është analizuar situata aktuale dhe janë thënë kritika të ashpra e të arsyeshme ndaj Qeverisë dhe veçmas ndaj Ministrisë së Arsimit për mungesë të dialogut dhe për shkak të qasjes të gabuar ndaj kërkesave legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut dhe veçmas ndaj bllokimit me qëllim të Ministres Nagvci të negocimit për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, në orët e mbrëmjes së të dielës është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të gjithë kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale.”

Kjo protestë do të mbahet para Ministrisë së Arsimit e më pas do të marshohet drejt Qeverisë dhe Kuvendit.

U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesi së qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.”

SBASHK ka njoftuar se do të vazhdojnë me veprime tjera sindikale.

Ky do të jetë veprim i parë sindikal pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nisë negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, e cila është bazë që siguron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe nuk ka shtet në botë që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe të Kontratave kolektive të sektorëve, por nëKosovë kjo po ndodh dhe prandaj duke respektuar vullnetin e anëtarësisë jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. SBASHK-u për gjithë angazhimet dhe përkushtimin ndaj kërkesave të anëtarësisë gëzon mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë dhe të Internacionales Botërore të Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë nga e tërë bota.”