Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SBASHK-u thotë se ka nxënës që nuk janë furnizuar ende me libra

Një numër i nxënësve ende nuk janë furnizuar me libra. Kështu kanë thënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e sipas të cilëve edhe pas dy muajve që nga fillimi i vitit të ri shkollor ka nxënëse që po vijojnë në mësimin në mungesë të teksteve. Tëvë1 ka intervistuar me një familje në Prishtinë e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, e të cilët thonë se nuk i morën subvencionet e premtuar nga Qeveria për blerjen e mjeteve shkollor.

Parat të cilat i marrin nga shitja e hekurishteve po janë të pamjaftueshme për të shkolluar fëmijët.

Gjendja ekonomike e familjes Haliti nga Prishtina ia ka vështirësuar edhe blerjen e fletorëve e mjetet tjera shkollore për dy fëmijët e tyre.

E zonja e shtëpisë, Selvije Haliti thotë se edhe pse aplikuan për subvencionim nga Qeveria për të marrë nga 30 euro për këto materiale, parat nuk i morën asnjëherë.

“Kemi aplikuar po nuk na ka dale asgjë, nuk po kemi as për libra e as për fletore me ju ble fëmijëve se i kemi kushtet e këqija. Njëri është në klasën e gjashtë e tjetri në klasën e tetë”, ka thënë kryefamiljarja Sevije Haliti.

Madje Haliti thotë se disa herë kanë marrë kërkesë nga mësimdhënësit që të ua blenë mjetë shkollore, por përkundër dëshirës ajo thotë se nuk kanë mundësi.

E derisa fëmijët e kësaj familje ishin furnizuar me librat e vjetër, sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, ka nxënës të cilët ende vijojnë mësimin në mungesë të tyre.

Që ka pasur vonesa me furnizim me libra e thotë edhe drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

Ministria e Arsimit këtë vit ka ndare nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe nga 30 euro shtesë si mbështetje për materiale të tjera shkollore për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.