Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka kritikuar sërish qeverinë lidhur me situatën në arsim, por kësaj radhe për çështjen e teksteve shkollore që u bë temë e ditës sot.
“Zonja Nagavci – nuk është gabimi i saj i parë – ka gabuar rëndë, po e them fillimisht ,ka gabuar sepse disi e mban inatin që nga shtatori I vitit të kaluar dhe u ik takimeve dhe nuk pranon të takohet lëre me SBASHK-un që e paska bërë grevën e nuk ka pasur faj pse e bëri sepse Qeveria Kurti që nga ardhja ka një qasje tepër të gabuar ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave, por zonja Nagavci nuk u konsultua dhe mediat e dinë kishte edhe kundërshtime nga Këshill i Prindërve rreth të shtunave dhe ditëve të tjera të kompensimit të mësimit, e pastaj edhe nga mediat e pamë javën e kaluar zonja Nagavci ishte disi në luhatje, ajo përmendi tekstet shkollore 1-5 do të jenë në shkolla, do të jenë falas, ndërsa e deklaroi se për 6-9 do të përdoren të vjetrat”, ka thënë Jasharaj në Edicionin Special.
“Tash në takimin e sotëm në media ajo foli në diçka tjetër, duke thënë se shtëpitë botuese paskan dashur t’i ngritin çmimet dhe ua la tërë barrën në minutat e fundit librarive dhe prindërve, dhe unë po them kjo nuk ka ndodhur dhe është skandaloze sepse prindërit e Kosovës, pjesa dërrmuese, jetojnë në kushte tepër të rënda dhe blerja e teksteve do të jetën një ngarkesë tepër e rëndë dhe e padrejtë”.
Ky vendim u kritikua shumë nga njohësi e fushës.