Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka quajtur eksperiment të gabuar, vendimin e MASHTI-t për blerjen e teksteve shkollore nga ana e prindërve.
Në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, Jashraj tha se fatmirësisht ky vit shkollor po fillon pa greva, por me vështirësi shkak i MASHTI-t.
“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do duhej ta gëzonte edhe qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për tu heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI do të duhej ti bënte. Ky vit shkollor do të filloj i përcjellë me vështirësi të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, tha Jashara.
Ai shtoi se SBASHK-u me kohë ka reaguar për këtë çështje, derisa kritikoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci që po mban inate me sindikatën e arsimit.
“Zonja Nagavci po e mban inatin nga grevat sepse nuk po takohet me SBASHK-un, këshillin e prindërve, DKA-të e as me Asociacionin e Komunave. Ajo doli me një lajm që i ka shqetësuar edhe prindërit dhe neve si mësimdhënës. Ajo sjell vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari që një pjesë e qyteteve nuk ka fare, dhe prindërit të vrapojnë në e-Kosova të aplikojnë dhe të presin rimbursimet”, tha Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut, shtoi se viti shkollor nuk do të filloj si duhet sepse do të kalojnë ditë e ditë e nxënësit nuk do të jenë të pajisur me mjete shkollore, jo me fajin e tyre por me faj të MASHTI-t.
Ai shtoi se Ministrja e Arsimit është tekanjoze, duke thënë se hodhi poshtë vendimin e Këshillit Shtetëror të Licencimit duke thënë se asnjë trajnim nuk mund të bëhet nga ana e SBASHK-ut që kanë qenë për ngritje profesionale.