Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“S’e durojnë burgun ata që paguajnë mercenar për ta vrarë një nënë”, çka po aludon avokati Besnik Berisha

 
   

Naim Murselit sot iu caktuan 30 ditë paraburgim ndërsa Gjykata Themelore nè Prishtinë tha se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai “në mënyrë dinake” organizoi vrasjen e gruas së tij.

Avokati Besnik Berisha shkroi në Facebook se të burgosurit si Murseli “burgun s’e durojnë dot”, duke lënë të nënkuptuar një aludim.

Ata qe paguajne mercenar per ta vrare nje nene sic u vra Liridona, burgun se durojne dot. Pjesen tjeter po besoj qe e kuptoni vet!”, shkroi ai.

Naim Murseli doli sot për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.