Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka treguar arsyet e tij për këtë mospjesëmarrje në votim ditën e djeshme.
Ai tha se pos Projektligjin për Shëndetin Riprodhues, nuk e ka votuar as ligjin për ndryshimin e gjinisë çdo 10 vite.
“S’e kam votu as ligjin që mundëson ndryshimin e gjinisë çdo 10 vjet” tha ndër tjera ai.
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, nuk e ka votuar Projektligjin për Shëndetin Riprodhues.
Rrahmani tha se janë disa nene në këtë projektligj që jo vetëm ai, por, edhe deputetë tjerë të mazhorancës nuk kanë votuar.
“Fertilizimi i vajzave pa e ditur donatorin mund të shkaktojë incest mes vajzës dhe babait, apo, vëllait dhe motrës” tha ndër tjera ai.