Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, ka paralajmëruar publikimin e draft-statutit të Asociacionit që u propozua nga pesë emisarë të BE-së dhe ShBA-së.
Në kanalin e tij në Youtube, ish-deputet i AAK-së ka shkruar se së shpejti do të publikojë draft-statutin evropian të Asociacionit.
Ky paralajmërim i Ramadanit vjen pas diskutimeve të shumta rreth Draftit të Asocaicionit dhe pas akuzave se ai po mbahet i fshehtë.
Ka qenë kreu i AAK-s, Ramush Haradinaj, që pas takimit me Miroslav Lajcak ka dhënë disa detaje, meqë ka theksuar se e ka parë draftin në tërësi dhe se i njejti referohet në vazhdimësi Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Gjithashtu ka treguar se në draft gjendet edhe pika për verifikimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.