4
Kryesuesi i seancës konstituve Avni Dehari, sot i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, me anë të një letre për të marrë një mendim se si duhet të ecet në vazhdim të kësaj seance konstituive.
Klankosova.tv mëson nga burimet e veta se kjo letër tashmë ka arritur në adresë të shefes së shtetit.
Ndryshe, dje Dehari kishte deklaruar se sot do t’i drejtohej Osmanit për t’i kërkuar asaj një interpretim rreth situatës së krijuar.
Të marten, seanca u ndërpre pasi që nuk u miratua raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Derisa ende nuk dihet nëse kjo seancë do të vazhdojë nesër ashtu siç edhe parashihet.
Sipas rregullit, kjo seancë duhet të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga momenti i ndërprerjes.