Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka nisur pas disa orës shtyrje me kërkesën e avokatëve.
Por, kjo seancë po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi mediat nuk janë lejuar të hyjnë brenda.
Kështu raporton ekipi i medias që gjendet atje.
Lidhur me rastin ende s’ka ndonjë vendim nga ana e gjyqtarit.