Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Nis dëshminë një pjesëtar i Zonës Operative të Dukagjinit

Ka filluar dëshminë, dëshmitari i mbrojtur 01493 në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Shumica e dëshmisë së tij është e mbyllur, por në prezantimin që ia bëri prokurori Nathan Quick, tha se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit dhe do të flasë për strukturën dhe marrëdhënien mes UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, FARK, të udhëhequra nga qeveria në ekzil.

Quik ka thënë se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.