Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sefaj: Qeveria “Kurti” s’ka bërë asgjë për punëtorët, edhe pse thonë se janë socialdemokratë

 
   

Kryetari i Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, thotë se me mos funksionimin e Kontratës Kolektive, punëtorëve po u pamundësohen shumë të drejta që i kanë.

“Punëtorëve të sektorit publik iu cenohen dhe pamundësohen shumë të drejta dhe këto do të duhej t’i gëzonin sikur të nënshkruhej Kontrata Kolektive, sepse parashehë benificione shtesë dhe asnjëherë nuk parasheh benificione më pak se sa Ligji ekzistues që i referohet asaj kategorie”, shprehet Sefaj.

Ai ka treguar se çfarë kishin përfituar punëtorët në rast të fuqizimit të kësaj Kontrate.

Sefaj thotë për Fo se pushteti aktual s’ka bërë asnjë lëvizje karshi kësaj çështjeje.

“Benificione për pagat që do të marrin në rastin e pensionimit e tani nuk e fiton asnjë pagë e ma herët e ka fituar, në rast të sëmundjes, vdekjes së anëtarit të një familje, udhëtimit që do t’i gëzonte. E kemi një Qeveri, e cila thirret si socialdemokrate, apo e majtë, por duket se nuk është ashtu. S’ka bërë asgjë”, shpehet Sefaj.