Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sejdiu: Marrëveshja e Ohrit kishte mangësi, duhet të konkretizohet

 
   

Presidenti i Kosovës në periudhën 2006-2010, Fatmir Sejdiu, tha se çdo gjë në raportet ndërkombëtare duhet të jetë e saktësuar si duhet, posaçërisht kur ka të bëjë me çështje që lidhen me funksionimin normal të një vendi dhe shtensionimin real të situatës, raporton teve1.info

Sejdiu këto deklarime i bëri, kur u pyet nëse marrëveshja e Ohrit duhet të jetë më konkrete, sidomos pas rastit të Banjskës.

“Absolutisht po, absolutisht keni të drejtë dhe tash të marrim pak edhe në këtë pjesën e ecurive të bisedimeve të filluara edhe nga presidenti Trump në një periudhë, ajo tipi i marrëveshjes që ka qenë i asaj kohe për raporte ekonomike pastaj çështja e njohjes nga Izraeli dhe ët ngjashme ka qenë atje tipike në kuptimin e formulës së saj dhe ajo ka ecë në pjesë të caktuara dhe e ngjashme është edhe pjesa e dakordimit në Ohër, dhe atë dokument që i është ofruar palëve dhe kanë qenë deklaratat e njërës dhe palës tjetër bukur shumë inkurajuese, në ditët tjera secila ka treguar versionin e vet gjë që ka bërë që të ketë ngritje graduale të tensioneve dhe këtë kurth që Serbia e ka përgatitë në fazat e mëvonshme. Unë mendoj që çdo gjë në raportet ndërkombëtare duhet të jetë e saktësuar si duhet, posaçërisht kur ka të bëjë me çështje që lidhen thjeshtë me funksionimin normal të një vendi dhe shtensionimin real të situatës, duke pas parasysh se do të ketë po ashtu përpjekje të vazhdueshme sepse Serbia din t’i bëjë këto lojëra, për të bërë thjeshtë një atak në marrëveshjet e caktuara apo në synimin e caktuar edhe ndërkombëtar në formën ‘tërheq e mos këput’ në lojën që e ka edhe karshi dëshirës së saj të paraqes një faktor pas së cilës duhet të vrapojnë të gjithë”, u shpreh Sejdiu.

Sipas tij, kjo lojë që Serbia e luan mes Rusisë dhe BE-së, ka të bëjë me atë se e mendon veten si shumë të rëndësishme dhe se idetë e saj nuk mund të hedhen poshtë apo nuk mund të konsiderohet si diçka e lënë anash nga këto fuqi.

“Është ajo loja që Serbia luan midis Rusisë dhe BE-së dhe duke vlerësuar gjithmonë që është aq e rëndësishme që nuk mund të hedhen idetë e saj poshtë dhe nuk mund të jetë një diçka për të lënë anash, duke e pas parasysh edhe interesin edhe të Evropës së bashkuar, procesi i integrimeve, ajo është në procesin e kandidatit deri tash, natyrisht se ai kapitulli i 35 në atë marrëveshjen e Berlinit apo procesin e Berlinit është shtrëngues për të dhe unë besoj se duhet të jetë ajo pjesë, jo e lakut por e shtrëngesës normale për të dhënë sinjalin se nuk mund të shkohet dhe nuk mund të vazhdohet me lojëra që kanë shkuar deri tash”, deklaroi Sejdiu.