Nga janari i këtij viti e deri më tash 61 mjekë kanë kërkuar vërtetime për largim e punësim jashtë Kosovës.
Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve, thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.
Kështu po thotë kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.
Sejdiu potencoi se njëra ndër arsyet kryesore për largimin e mjekëve është çështja e pagës.
“Janë 61 mjekë që kanë tërhequr vërtetimet me qëllim largimi dhe punësimi jashtë Kosovës. Arsyet janë të shumta, por kryesorja ajo e pagave dhe kushtet e punës”, njoftoi Sejdiu.