Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sekretari i NATO-s Mark Rutte të enjten pritet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për një takim në Uashington të enjten, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump do të mirëpresë gjithashtu kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, raporton Reuters.

“Më 13 mars Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, z. Donald J. Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë vizitës së tij ai do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të administratës dhe me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në agjendë.