Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sekuestrohen kubikë me fara dhe fidanë kanabisi në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari, një tjetër në kërkim

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Luarza 1”, një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër.

I arrestuari Naser Lohja dhe Pllumb Lohja, i shpallur në kërkim, në fshatin Liarzë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë kanaabisi, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ra Naser Lohja dhe shpallet në kërkim Pllumb Lohja. Sekuestrohen 37 336 kubikë me fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Kapet dhe arrestohet njëri prej tyre, si dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luarza 1”.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Më tej, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.