Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Selmanaj: KEK kontratë sekrete edhe për blerjen e kartolinave – hetimet të zgjerohen edhe te Rizvanolli, Mihali e Kurti

 
   

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kërkuar që hetimet lidhur me Korporatën Energjetike të Kosovës të zgjerohen përtej Kryeshefit të shkarkuar, Nagip Krasniqit.

Ai ka kërkuar që të ketë hetim edhe tek niveli politik i përgjegjësisë, nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Koordinatorja e Komiteteve në VV, Dejona Mihali dhe Kryeministri Albin Kurti.

“LDK është e bindur që përtej z.Nagip Krasniqi duhet zgjeruar hetimet, hetimet duhet të shkojnë përtej, duhet pa edhe niveli politik i përgjegjësisë, Ministrja Rizvanolli, znj.Dejona Mihali deri tek Albin Kurti. Ne e kemi pa në komunikime që ky person, nj.Dejona Mihali del të jetë personi më i fuqishëm në Kosovë pas kryeministrit”, ka thënë Selmanaj.

Duke folur për kontratat njëburimore të KEK, Selmanaj ka thënë se në KEK kanë dhënë tender sekret edhe për blerjen e kartolinave për Vitin e Ri.

“Nga viti 2021-2024, i kemi 131 kontrata sekrete në vlerë monetare mbi 105 milionë euro. I kemi edhe gjashtë aneks-kontrata sekrete.  Natyra e kontratave, pjesa më e madhe e tyre është për sigurim të objekteve. Në shumicën e kontratave tjera është përzgjedhja e kompanive për më i bartë me autobus punëtorët e KEK.  Sigurimi shëndetësor për punëtorët e KEK e kanë bërë me kontratë sekrete. Edhe për pastrim të objekteve.  Për të shkuar kulmi krejt, kontratë sekrete bëjnë edhe për blerjen e kartolinave për Vitit të Ri. Dmth abuzim marramendës, abuzim skandaloz, abuzim të pakuptimtë”, deklaroi Selmanaj.