Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka lëshuar një komunikatë për media pasi Senati amerikan ka miratuar në kuadër të Projektligjin e Mbrojtjes së vitit fiskal 2024, shkruan Gazeta Express.
Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzisutes të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.
Në faqen zyrtare të senatores amerikane thuhet se përpjekjet e Shaheen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur, meqë po bëhen në mes të përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës, raporton Express.
“Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores.
Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqë suesve.