Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbët duan ‘luftë’ në veri – Eksperti vjen me thirrje për KFOR-in: Ja çfarë po përgatitë Lista serbe në Rashkë kundër Kosovës!

Situata në veriun e Kosovës, ka disa muaj që është e tensionuar.

Grupet kriminale serbe atje janë të vendosura për ‘luftë’ ndaj Kosovës.

Këto grupe që udhëheqen nga kriminelë serbë, e që paguhen nga presidentin i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk duan qetësi. Ata duan tensione, luftë në veri në mënyrë që pjesa e veriut të shkëputet dhe ta merr Serbia.

Por kjo nuk do të ndodhë asjnëherë. Kjo për faktin sepse Kosova është e njohur ndërkombëtarisht me kufijt aktual.

Ish-zëvendësminsitri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, sigura në veri të Kosovës, garantohet nga KFOR-i ndërsa shton se, ky institucion ndërkombëtar i ka edhe shërbimet tjera sekrete të sigurimit të kufijve që funksionojnë në ato pjesë.

Sipas tij, pa këto shërbime nuk mund të sigurohet siguria e plotë e këtyre pjesëve që KFOR-i e ka për obligim t’i sigurojë.

“Edhe sigurime tjera të shteteve mike që funksionojnë dhe i kanë informatat për të gjitha veprimet që përgatiten me ndodhë në ato pjesë, nëse kanë informata të tilla e njoftojnë shtetin tonë apo shërbimin tonë të AKI-së apo pse jo drejtpërdrejti shërbimet sekrete të NATO-s, e kur dihet se KFOR-i është pjesë e NATO-s, prandaj jo rastësisht se krejt çfarë përgatitet me u zhvillua në ato pjesë, ato informata mbërrijnë në shërbimet zyrtare të shteteve si dhe në shërbimin sekret të Kosovës që është Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që edhe tani veç ka informacione që në Rashkë të Serbisë zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës”, thotë Tërnava.

Sipas tij, asnjë lajm sa i përket sigurisë të shtetit nuk duhet të nënçmohet.

“Prandaj, KFOR-i tash kur pritet të mbahen zgjedhjet në veri, për komunat me shumicë serbe, duhet të ketë kujdes më shumë edhe për ta forcuar dhe mbikëqyrur akoma më shumë situatën e cila edhe ashtu duket që është e tensionuar nga zhvillimet e vitit të kaluar”, thotë ai.

Tërnava pohjon se pjesë e atyre organizimeve kundër veriut të Kosovës është edhe Lista Serbe që po ndikon në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë.

Sipas tij, sado që gjendja në veri raportohet dhe duket e qetë, vazhdon linçimi dhe presioni është rritur ndaj pjesëtarëve që nuk i binden Listës Serbe.

“Prandaj, Kosova si shtet duhet të përgatitet për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi, qoftë në situatën elektorale apo edhe si proces preventive në kohën e zhvillimit të dialogut për marrëveshje me Serbinë, sepse në një moment të caktuar ato forca mundë të nxiten nga vetë Serbia, të rebelohen dhe të krijojnë situatë konfliktuoze me mos bindje dhe mos pranim të asaj që në tavolinë të dialogut akordohet dhe obligohet të zbatohet”, vlerëson eksperti i sigurisë.

Ai përmend edhe djegien e shumë veturave që tashmë kanë marr targat RKS e të cilat janë pronë e serbëve në veri, e që do të ndikojë negativisht në situata të tilla.

“Armiqësia mes vet serbëve do të rritet, sepse serbët lojal që iu përmbahen ligjeve të shtetit ku jetojnë e kanë të qartë dhe duan që në këtë shtet të Kosovës të jetojnë të qetë dhe në rehati, sepse ata janë ngopur me sjellje të tilla sikur tash e një kohë që Lista Serbe po i ndërmerr dhe gjithnjë po e mbanë gjendjen e acaruar mes kombeve që jetojnë në ato pjesë, dhe sa i përket edhe vet serbëve, se shumica e serbëve në ato pjesë janë ngopur nga këto sjllje acaruese dhe luftënxitëse të Listës Serbe”, përfundon Hajrullah Tërnava.