
44 qytetarë serbë kanë aplikuar vetëm sot që patentë shoferët ilegal t’i zëvendësojnë me ata RKS.
Burime e medias brenda MPB-së bëjë të ditur se për dy ditë 77 qytetarë serbë kanë aplikuar për kalim të patentë shoferëve në RKS.
Sipas këtyre burimeve, interesimi i serbëve për t’i zëvendësuar patentë shoferët ilegal me ata të RKS është goxha i madh.
Ditë me parë Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit.