Historiani serb Aleksandar Guxhiç ka komentuar për mediat deklaratën e paradokohshme të ministrit Aliu se Kosova është projekt i përkohshëm deri sa të bashkohet me Shqipërinë.
Sipas tij “synimi i shqiptarëve është bashkimi në Ballkan dhe kjo ishte përherë e pranishme , por ideja e tillë është e rrezikshme dhe destabilizon rajonin e Ballkanit, transmeton “Bota Sot”.
“Ky synim dhe përpjekje ka ekzistuar te shqiptarët për bashkim në Ballkan, po ideja e tillw përbën rrezik për rajonin“ ka thënë ai.
Ideja e ministrit Aliu, ka ngjallur reagime edhe tek serbët edhe tek shqiptarët, përfshirë disa ministra brenda qeverisë.
Historiani Guxhiç thekson se “tek elita politike e shqiptarëve të Kosovës, pro edhe shqiptarëve në gjithë Ballkanin, ekziston synimi për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo si e quajnë Shqipërisë natyrore”.
“Platforma për zgjidhjen e çështjes shqiptare në fund të shekullit 20 dhe fillim të shekullit 21 e miratuar në tetor 1998 nga Akademia Shqiptare e Shkencave përmes rezolutës së miratuar kërkon krijimin e Shqipërisë natyrore, ku do hynin Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia perëndimore dhe pjesë nga Mali i Zi” përkujton Guxhiç.
Sipas tij në pyetje është ideja e rrezikshme që do destabilizoj rajonin, sepse as Greqia, as Maqedonia e as Serbia nuk do shikojnë heshtur krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe minimin e kufijve të pranuar ndërkombëtarisht.
“Aktualisht në fuqi është modeli gjerman i viteve 60-të për ekzistimin e shumë shteteve shqiptare, në të vërtetë asokohe Gjermania nxori planin për ri-kompozim të Ballkanit, ku do kishte shumë shtete të tilla shqiptare. A do ndodhë bashkimi mes Kosovës edhe Shqipërisë, vështirë të thuhet, ajo që dihet me siguri, nëse kjo ndodhë do destabilizoj Ballkanin” tha ai.