Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbët ‘tërbohen’ pas pushimeve në Shqipëri: “Kush shkon të përgatitet mirë që të mos përjetojë tronditje”

Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të njohura verore në mesin e turistëve serbë, kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta.

Megjithatë, disa turistë serbë janë ankuar se çmimet nuk janë aq të ulëta këtë vit.

Siç shkruan mediumi serb Nova, duke iu referuar shkrimeve të turistëve serbë në Facebook, çmimet në Shqipëri i kanë zemëruar serbët.

“Një rishikim i vogël pas tre ditësh në Himarë. Kanë fluturuar shumë lart, por do të bien edhe më shpejt. Le të shkojmë me radhë. Plazhi i qytetit është i paorganizuar, nuk ka tualete, nuk ka kabina për ndërrimin e rrobave. Plazhi i Spillesë është një katastrofë, nuk ka dushe, kabina apo tualete. Bare pa ndalesë, ujë të pistë, shezlone 10-13 euro. Plazhi është pak më i organizuar por më i shtrenjtë. Plazhi i Limanit është organizuar dhe ia vlen për para, shezlonet 15 euro, birra 4,30 euro 0,33l, ushqimi nuk është si në një restorant elitar, por cilësor. Një pengesë e madhe janë çadrat e diellit, të cilat nuk mbrojnë fare, sikur nuk janë aty. Çmimet janë përgjithësisht mjaft të larta në dyqane dhe veçanërisht në restorante. Ndaj kushdo që dëshiron të shkojë në Himarë duhet të përgatitet mirë financiarisht që të mos pësojë ndonjë tronditje të lehtë. Kjo është përshtypja ime e parë”, ka shkruar një serb, anëtar i një grupi në Facebook ku diskutohet për pushimet në Shqipëri. 

Një tjetër serb shkruan për plazhin e Borshit. 

“Shezllonet 10 euro, por i kishim të përfshirë me banesë. Pijet në restorant: 2-2,5 euro lëngu, 2,5-3,5 euro birra, vakti 8-10 euro pica ose ndonjë pjatë me mish. Shalqini 0.8 euro kilogrami, qershia 4 euro, buka 1,30 euro, qumështi 2 euro 1,4 litra, akulloret e lira 1 euro, ato me te mirat 2-2,5-3 euro (Magnum etj..).”

Në Sarandë, raportojnë ata, në plazh ka çadra falas, ndërsa në Ksamil një komplet shezlonësh kushton nga 10 deri në 25 euro.