Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbi e denoncon 63-vjeçarin për uzurpim të një prone në Viti, ai thotë se e ka blerë nga familja e tij

Dy dekada pas luftës në Kosovë, ende vazhdon të jetë problem uzurpimi i pronave.

Raste të tilla janë jo fort të rralla dhe shpesh i fusin në telashe qytetarët. Si pasojë e mosmarrëveshjeve për prona të ndryshme, konfliktet verbale eskalojnë në kanosje e përleshje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur edhe në Viti, ku një serb e ka denoncuar në Polici një person, të cilin e ka akuzuar se ia ka uzurpuar një pronë.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka vendosur një rrethojë për t’ia pamundësuar viktimës futjen, çka e ka futur në sherr.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, pronën në fjalë e ka blerë kohë më parë nga disa familjarë të viktimës.  

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.