Drejtori i MPJD’së për NATO, Prindon Sadriu, ka thënë se Serbia ka blerë nga Irani mijëra dronë “të dështuar” Shahred -136, të cilët u përdorën në sulmin ndaj Izraelit.
Ai ka thënë se kjo tregon boshtin e ri të së keqes “Rusia, Serbia, Irani”.
Sadriu shtoi se Serbia është rreshtuar për të ndarë teknologjinë dhe njohuritë ushtarake kundër kombeve liridashëse.
“Blerja nga Serbia e mijëra dronëve të dështuar Shahed-136 nga Irani, të njëjtët dronë të përdorur në sulmet e fundit kundër Izraelit, zbulon Boshtin e Ri të së Keqes (Rusia, Serbia dhe Irani) duke u rreshtuar për të ndarë teknologjinë dhe njohuritë ushtarake kundër kombeve liridashëse.
#Të BashkuarKundër Regjimeve”, ka shkruar në “X” Zotëriu i Parë.