Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, një polic kosovar dhe tre sulmues mbetën të vrarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Serbia është e imponuar që të hetojë aktin terrorist që ndodhi në Banjskë pasi autoritetet kosovare nuk kanë të drejtë ta bëjnë.
“Fakti që kemi një proces të nisur nga drejtësia e Serbisë për protagonistin kryesor të sulmit terrorist, në rastin konkret është detyrimisht e imponuar Serbia për ta ndjekur këtë proces sepse ky person ndodhet brenda territorit administrativ të Serbisë.
Procesi që ka ndodhur në aktin terrorist, është një atribut i padiskutueshëm i organeve të drejtësisë dhe hetimeve të Kosovës. Është e pamundur që drejtësia e Kosovës të kryejë hetimet sepse ata janë brenda territorit administrativ të Serbisë” – theksoi ai.