Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se Kosova duhet të përqendrohet në konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, partneritetin për Paqe me NATO si dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Ajo ka theksuar edhe se, Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999 dhe se e njëjta e di se çka i sjellë përballja me NATO’n.
Postimi i plotë:
Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999.
Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n.
Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023.
Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve.