Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia ka arrestuar dy shqiptarë për tentim destabilizimi të Serbisë, raportohet se është përzier një vend perëndimor

 
   

Gazeta “Politika” ka njoftuar se shërbimi informativ së bashku doganën kanë evituar përpjekjen për destabilizim të dy shqiptarëve të cilëve iu kanë konfiskuar edhe një sasi e madhe e armatimi, por si thuhet në gjithë këtë është përzier një vend perëndimor, pa dhënë detaje rreth të arrestuarve apo vendit të implikuar në këtë rast, transmeton “Bota Sot”.

Me titullin u evitua përpjekja e destabilizimit të Serbisë dhe u arrestuan shqiptarë me armë të llojeve të ndryshme, shkruan ky medium.

Mësohet se pjesëtarët e sigurimit në vend-kalimin kufitar në Merdar kanë arrestuar dy shqiptarë nga Prishtina të moshave 22 dhe 30 vjet që janë përpjek të fusin në Serbi një sasi të armatimit.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, policia serbe dhe dogana në zbrazëtirën e ulëseve kanë gjetur një sasi të madhe armatimi dhe shurdhuesë të armëve të mbështjella në folia.

Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka konfiskuar 45 revole, 31 shurdhues të armëve dhe 300 fishekë.

Dyshohet se dy shqiptarët nga Kosova me instruksione nga një vend perëndimor, zyrtari i të cilit ditë më parë qëndroi në Kosovë (nga kjo kuptohet se dyshohet se Britania iu ka dhënë instruksione), që mbështet pavarësinë e Kosovës.

Armët ata kanë dashur që si kontrabandë të ia sjellin një grupi kriminal në Serbi. Qëllimi ishte nxitja e incidenteve, rrezikimi qytetarëve tanë dhe destabilizimi i Serbisë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth identitetit të personave të arrestuar, ndërkohë që rasti u procedua në prokurori për hetime të mëtejshme.