Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Serbia ka falimentuar”/ Avokati shqiptar vjen me deklaratën e radhës – ja porosia për Vuçiqin!

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e radhës në Kosovë kundër banditizmit serb.

Ai u shpeh se edhe nëse arrestohen 100 veta është pak në krahasim me tensionet që kanë krijuar kohët e fundit serbët, përcjell “Bota sot”.

“Ne, shqiptarët dhe shqiptarizmi, i kemi degdisur edhe Serbinë, edhe serbët në faliment”, u shpreh ndër të tjera ai.

Sipas tij serbizmi përballë shqiptarizmit ka falimentuar.

Postimi i plotë

Sot pati një arrestimin të ri në Kosovë kundër banditizmit serb.

Vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhe të veprojë një shtet me personalitet, kundër kriminelëve serbë që janë etiketuar kështu edhe në rrafsh ndërkombëtar.

Banditizmi serb duhet goditur plotësisht.

Me të gjitha mjetet dhe në mënyrë drastike nga organet ligj-zbatuese në Kosovë.

Ajo që bënë serbët, gjatë këtij muaji, në revoltën e tyre banditeske në tri komunat e Veriut të Kosovës, duhet të goditet me spektër të gjerë.

Edhe sikur të arrestohen 100 persona, janë pak.

Ata banditë nuk kanë fyer vetëm Kosovën në tri komunat e saj, ato hordhi të vjetra serbe të lodhura, të rraskapitura dhe të dala nga historia e kësaj kohe, kanë dashur të fyejnë shqiptarizmin.

Asgjë nuk i bëjnë dot shqiptarizmit turmat endacake serbe që tani janë në faliment.

Ne, shqiptarët dhe shqiptarizmi, i kemi degdisur edhe Serbinë, edhe serbët në faliment.

Ne shqiptarët, në vitin 2000, pasi e rraskapitëm dhe e flakëm në burg liderin bandit të Serbisë, kriminelin në rrafsh ndërkombëtar Sllobodan Milosheviç, këto kohë shkatërruam dhe veglën e tij kriminale Aleksandër Vuçiç, i cili shpejt falimenton, po njëlloj, dhe me të njëjtën metodë që u rrëzua Sllobodan Milosheviçi, i cili vdiq në burgun e Hagës në vitin 2001.

Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se Serbia, me krimin e saj antishqiptar në natyrën e shtetit, sot ka marrë fund.

Serbizmi përballë shqiptarizmit ka falimentuar.

Shqiptarizmi është sot doktrinëna fitimtare në Gadishulin Ilirik, por edhe në Evropë.

Shqiptarët, gjuha shqipe dhe të dy shtetet e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, kanë krijuar aktualisht substancën historike të kohëve moderne.

Kjo substancë me vlerë të madhe kombëtare, tani duhet të jetë në aktivitet permanent, deri në krijimin e Shqipërisë Etnike, e cila ndërkohë ka hyrë në udhën e saj të forcës dhe të aleancës së madhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.