Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia me listë të re për punonjësit serbë të Kosovës, ndalohen pesë nga Zubin Potoku

 
   

Shteti fqinjë i Republikës së Kosovës, Serbia po vazhdon trysninë ndaj punonjësve të komunitetit serbë të cilët po i shërbejnë institucionet të shtetit tonë, gjegjësisht në katër komunat veriore. Televizioni Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se para disa jave punonjës serbë të Administratës në Komunën e Zubin Potokut, janë ndaluar nga Policia serbe për tu marrë në pyetje në momentin që kanë kaluar nga territori i Kosovës në Serbi. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri i cila tha se 5 punonjës të tij janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje. Ngjashëm po ndodh edhe me Policinë e Kosovës. Sipas Zëvendës drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani po u bëhet thirrje policëve të mos udhëtojnë në Serbi.

Serbia po vazhdon presionin ndaj komunitetit serb në katër komunat veriore.

Së fundi Beogradi zyrtar ka përpiluar një listë emrash të punonjësve serb në institucionet e Kosovës, gjegjësisht në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se para disa javësh, disa punonjës në Administratën e komunës së Zubin Potokut, janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje.

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri e ka konfirmuar këtë për televizionin.

Sipas tij, janë ndaluar pesë punonjës të komunës që udhëheq ai, ndërkaq thotë se ky është një presion i cili po bëhet nga qeveria e Serbisë ndaj qytetarëve serb.

“Ajo çfarë është e vërteta, është se kohëve të fundit, është një presion që bëhet nga ana e Serbisë. Është një vendim për listat e ndalimit të atyre njerëzve, personit që punojnë ose i afrohen institucioneve të Kosovës. Siç duket këta marrin informacione dhe i vendosin në lista të ndalimit në rast se, e kalon kufirin atje ndalohen dhe merren në pyetje. Kemi këso raste, janë 4-5 punonjës së zyrës në Administratën në komunën tek unë, që janë ballafaquar me këtë presion”, tha Zeqiri.

Sipas Zeqirit, punonjësit serbë në këtë komunë po hezitojnë të deklarohen edhe para organeve të sigurisë, për arsye frikësimi.

“Ka prej tyre që dijnë nga kush po iu bëhet presion, mirëpo deri më tani e shoh hezitojnë t’i deklarojnë qoftë te organet e sigurisë, se kush është ai që po i bënë presion”, tha ai.

Por ngjashëm po ndodh edhe me zyrtarët policorë të Kosovës.

Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se janë të njoftuar për këto zhvillime nga pala serbe, dhe sipas tij, policët janë rekomanduar të mos udhëtojnë për në Serbi.

“Policët e tonë, ne i kemi rekomanduar që të mos kalojnë në atë territor në rast se kanë familjar, Policët tanë të kenë kujdes, e dijmë që këto raste ndodhin, e dimë që kolegët tanë, policët ndalohen në kufi, disa merren në pyetje nuk është diçka e jashtëzakonshme për neve,  ne mundohemi të jemi të kujdesshëm, mundohemi që t’i kursejmë policët tanë nga maltretime që mund të ndodhin në atë territor”, tha ai.

Elshani shtoi se edhe institucionet tjera po ballafaqohen me këtë problem.

“Pasi që kjo ndodh me neve, sigurisht ndodh edhe me institucionet e tjera, sidoqoftë, ne jemi këtu në veri të vendit, çdo gjë është e qetë, jemi duke vëzhguar territorin tonë”, tha Elshani.

Ditë më parë Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për themelimin e një Gjykate dhe Prokurori, për përndjekjen e qytetarëve në veri të cilët sipas këtij vendimi, “bëjnë persekutimin e serbëve”.