Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia ndalon vizitën e Ministrit Çeku në Luginë – Politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve!

 
   

Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Sërbi Enkel Rexhepi, ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së ministrit së Kulturës, Harullah Çeku në Koosvën Lindore.

Ai ka thënë ky veprim është diskriminues dhe m këtë shihet qartazi se Serbisë i pengon prezenca e Qeverisë së Kosovës në Luginë të Preshevës.

Postimi i plotë:

Serbisë i pengon prezenca e Qeverisë së Kosovës në Luginë të Preshevës.

Ndalimi i Minstrit Hajrulla Çeku për të vizituar Luginën e Preshevës është një tjetër veprim diskriminiues i Serbisë ndaj popullatës shqiptare në Luginë. Kjo politikë izoluese shpërfaq qartazi shtypjen sistematike që partia shtet e Vuçiqit bën kundër shqiptarëve të këtyre trojeve, duke përdorur çdo mekanizëm.

Dënojmë këtë veprim dhe theksojmë, që shqiptarët dhe Lugina e Preshevës janë pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve për izolim.

Jemi të vendosur dhe të përkushtuar për të drejtat tona!