Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia në dorë të Rusisë dhe loja e Perëndimit? Bido: Çfarë duhet të bëjë Kurti

 
   

Çështja e “Dinarit”, tensionet dhe politika në Kosovë ishin temë diskutimi në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”.

Analisti Ardit Bido, u shpreh se Perëndimi po përpiqet të shpërqendrojë situatën në Ballkan në mënyrë që Serbia të mos bjerë në duar të Rusisë.

Mes të tjerash ai tha se synimi i Prishtinës është që të Kosova të njihet nga 5 vendet që nuk e njohin, duke shtuar që çështja e dinarit nuk duhet të jetë thelbësore.

“Në Republikën e Kosovës që prej themelimit të saj ne kemi situatën ku ke i struktura paralele serbe, jo vetëm në Veri por dhe në jug të Kosovës. Dilema e madhe është nëse do veprosh apo do të arrish përmes një marrëveshje. Dhe kjo dilemë vjen në mënyrë të atillë   që Perëndimi nuk dëshiron që ta lëshojë Serbinë në duart e Rusisë, prandaj po e milkon. Kjo është situata që ne jemi.

Vendimet ndonjëherë të pakoordinuara, kanë kuptim, ndërsa nga ana tjetër ndërhyrjet të cilat i japin  alibi Vuçiç që ta harrojë Banjskën, që ta harroj aktet që ka bërë në Kosovë dhe kjo çështje të kthehet në çështje kryesore, nuk besoj se është në interesin tonë kombëtar. Nuk mund të vendosësh që të heqësh dinarin dhe ra vendosësh në mes të janarit me datën 1 shkurt, kur kjo ka implikime të drejtpërdrejta në shtetasit e tu. Këtu vjen një kryeneçësia e Kurtit që cenon interesat tona afatgjatë. Interesi ynë është i qartë, që të njihet Kosova nga 5 vendet e tjera. Ky është synimi që duhet të kemi.”-tha ai.